Thirrja për të marrë pjesë në konkursin: “Das schönste deutsche Wort im Bereich der Kultur und Landeskunde” në fushën e qytetërimit dhe kulturës ( faza 1), u bë nëpërmjet publikimit në rrjetet sociale të departamentit dhe fakultetit, si edhe nëpërmjet postës elektronike.
Formati: Prezantim/poster, Fjala e përzgjedhur e shoqëruar me foto konkretizuese dhe arsyen e përzgjedhjes (4-5 fjali).
Afati i dorëzimit u vendos: 25 Prill 2023.
Faza 2 : Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit.
Në datën 17.05.2023 grupi “Qytetërimi i Gjuhës Gjermane”, zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve (certifikata dhe çmime simbolike) për fituesit e konkursit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte angazhimi i studentëve të gjuhës gjermane për gjetjen e fjalës gjermane më interesante dhe më të bukur ose që ju përcillte atyre ndonjë kujtim lidhur me Gjermaninë.
Ky aktivitet u konceptua në formën e një konkursi, ku punimet më të mira u shpërblyen me një dhuratë simbolike. Fituesit e Konkursit të Qytetërimit “Fjala më e bukur gjermane në fushën e kulturës dhe qytetërimit” u shpallën:
Vendi I: Klea Duro, Viti I (BA)
Vendi II: Alketa Hoxha Viti I (BA), Mirela Preka Viti I (BA), Irini Doko Viti I (BA).
Vendi III: Gledisa Doda Viti I (BA) , Erdogesa Dunga Viti I (BA).
Vendi IV: Sibora Kuqi Viti I (BA), Ebjana Faslliaj Viti I (BA), Gjyle Llani Viti I (BA).