Konkursi i Qytetërimit “Fjala më e bukur gjermane në fushën e kulturës dhe qytetërimit”

qytetërimit

Grupi mësimor kërkimor Letërsi e Gjuhës Gjermane, sëbashku me grupet kërkimore mësimore “Qytetërim”  dhe “”Përkthim- Interpretim”  të kësaj gjuhe, ishte pjesë e  organizimit të Konkursit të Përkthimit dhe Konkursit të Qytetërimit, të zhvilluar me studentë të ciklit të parë dhe të dytë të gjuhës gjermane dhe studentë që e kishin gjermanishten gjuhë të dytë (C).   Në datën 17 maj 2023, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve (certifikata dhe çmime simbolike) për fituesit e këtij aktiviteti.

Fituesit e konkursit:

Në Konkursin e Qytetërimit “Fjala më e bukur gjermane në fushën e kulturës dhe qytetërimit”:

Vendi I: Klea Duro, Viti I (BA)

Vendi II: Alketa Hoxha Viti I (BA), Mirela Preka Viti I (BA), Irini Doko Viti I (BA).

Vendi III: Gledisa Doda Viti I (BA) , Erdogesa Dunga Viti I (BA).

Vendi IV: Sibora Kuqi Viti I (BA), Ebjana Faslliaj Viti I (BA), Gjyle Llani Viti I (BA).

Veprimtari të tilla  nxisin gjithnjë e më shumë pjesëmarrjen e studentëve duke konkretizuar aftësitë e tyre në gjuhën gjermane.

Drejtuesja e Departamentit të Gjuhës Gjermane, Dr. Marsela Likaj, përgëzoi fituesit duke shprehur përkushtimin për organizimin e sa më shumë veprimtarive të tilla që përmirësojnë aftësitë e studentëve në përvetësimin dhe komunikimin e gjuhës gjermane.