Lajmërim “Panairi Work & Study” 07.04.2022 – 08.04.2022 ,Muzeu Historik Kombëtar Tiranë

U bëjmë thirrje të gjithë studentëve tanë të jenë të pranishëm në Panairin Work & Study që do të zhvillohet në datën 07.04.2022 dhe 08.04.2022 nga ora 09:00-18:00 në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, për t’u njohur me mundësi të ndryshme që ju ofrohen.
Gjithashtu u bëjmë thirrje studentëve të Masterit të Vitit të Parë dhe Vitit të Dytë
Më datë 08.04.2022 në orën 14:00-15:00 të paraqiten në sallën “UNESKO” të Muzeut Historik Kombëtarë Tiranë, ku Përfaqësues të Kompanive të ndryshme, do të prezantojnë OFERTAT e tyre të punësimit dhe do të përzgjedhin drejtpërdrejtë kandidatët e mundshëm për vende vakante pune, në përputhje me profilin tuaj të studimit.