Njoftim për hapjen e aplikimeve për bursa studimi në Universitetet e Turqisë, raundi i dytë dhe i tretë

Njoftim për hapjen e aplikimeve për bursa studimi në Universitetet e Turqisë, raundi i dytë dhe i tretë

BURSA STUDIMI NË UNIVERSITETET E TURQISË RAUNDI I DYTË DHE I TRETË

Për të gjithë të interesuarit (studentë dhe pedagogë), Ambasada e Turqisë hap raundin e dytë dhe të tretë për aplikime për bursa studimi në universitetet më në zë të Turqisë për vitin 2018.

Aplikimet bëhen vetëm online (www.turkiyeburslari.gov.tr) – periudha e aplikimit për të interesuarit: 05/02/2018 – 05/03/2018.

Mosha e kandidatëve që aplikojnë për diplomë universitare nuk duhet të jenë mbi 21 vjeç, për master jo më shumë se 30 vjeç dhe për doktoraturë jo më shumë se 35 vjeç.

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e universitetit dhe departamentit që ata përzgjedhin. Aplikimet e kandidatëve që nuk paraqesin dokumentet e kërkuara nuk do të vlerësohen.

Për më shumë informacion vizitoni në internet www.turkiyeburslari.gov.tr, të shkruani në adresën e e-mail-it [email protected], ose të telefononi në nr. e Call Center-it: 08504550982