Njoftim për kuotat e lira në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Njoftim për kuotat e lira në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Njoftohen të gjithë studentët të cilët kanë aplikuar në raundin parë dhe të dytë në  Fakultetin e Gjuhëve të Huaja  dhe nuk janë shpallur fitues  në degët Gjuhë Angleze , Gjuhë Gjermane, Gjuhë Greke dhe Gjuhë Ruse se ka akoma kuota të lira përkatësisht :

1.   Gjuhë Angleze                 1 kuotë e lirë

2.   Gjuhë Gjermane              2 kuota të lira

3.   Gjuhë Greke                    13 kuota të lira

4.   Gjuhë Ruse                      28 kuota të lira

se brënda datës 18.10.2017 ora 13.00 të paraqesin pranë zyrës së Informacionit një kërkesë për të kandiduar për kuotat e lira.

Shënim : Për degët Gjuhë Greke dhe Gjuhë Ruse kanë të drejtë të aplikojnë edhe maturantët të cilët nuk kanë aplikuar as në raundin e parë dhe as në raundin e dytë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me anë të dokumentacionit të mëposhtëm :

·         Fototkopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti / pasaportë)

·         Fotokopje e noterizuar të diplomës së shkollës së Maturës Shtetërore  ose deftesës së pjekurisë së bashku me listën e notave ose të një deftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në Mas

·         Studentët te cilët janë diplomuar para vitit 2017 duhet të kenë edhe formularin A1Z për Id e matures shtetërore.

Bashkëngjitur  do të gjeni edhe udhëzimin Nr. 23, datë 16.10.2017 të MAS për disa ndryshime në udhëzimin Nr. 15, datë 19.05.2017 “Për proçedurat e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018, i ndryshuar.

urdhezim_nr_23_dt_16.10.2017