Njoftim për të gjithë studentët e Ciklit të Dytë (Master Shkencor dhe Profesional) të cilët kanë aplikuar për reduktim të tarifës së shkollimit

Njoftohen të gjithë studentët e Ciklit të Dytë (Master Shkencor dhe Profesional) të cilët kanë aplikuar për reduktim të tarifës së shkollimit, sipas VKM-së 780, datë 26.12.2018,se listat emërore të përfituesve për vitin akademik 2021-2022, të miratuara me VBA si dhe dokumentat e te cilëve janë konfirmuar nga Institucionet përkatëse, ndodhen pranë zyrës së Informacionit.
Të gjithë studentët aplikues,mund të paraqiten pranë zyrës së Informacionit për të verifkuar në qoftë se janë shpallur fitues të pergjysmimit të tarifës së shkollimit.