Njoftim për të gjithë studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët kanë aplikuar për bursë financiare apo përjashtim/reduktim të tarifës së shkollimit

Njoftohen të gjithë studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët kanë aplikuar për bursë financiare apo përjashtim/reduktim të tarifës së shkollimit, sipas VKM-së Nr. 39 dt. 23.01.2019, VKM-së Nr. 40 dt.23.01.2019, sipas VKM-së Nr. 778 datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në VKM Nr. 288 datë 21.05.2018 sipas 50% të kufirit max të tarifës,se listat emërore të përfituesve për vitin akademik 2021-2022, të miratuara me VBA si dhe dokumentat e të cilëve janë konfirmuar nga Institucionet përkatëse, ndodhen pranë zyrës së Informacionit.
Të gjithë studentët aplikues mund të paraqiten pranë zyrës së Informacionit për të verifkuar në qoftë se janë shpallur fitues të bursës financiare, përjashtimit apo përgjysmimit të tarifës.