Më datë 21.02.2022, në Departamentin e Gjuhës Gjermane u organizua në kuadrin e projekteve të këtij departamenti një orë e hapur me praninë e Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, drejtues i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” të Mynih-ut. Profesor Demiraj foli për degën studimore të Albanologjisë dhe për perspektivat e kësaj dege, duke u fokusuar në historikun, nivelet studimore që ofrohen dhe kërkimin shkencor. Gjithashtu Profesor Demiraj u ndal dhe në bashkëpunimin dhe kontributin që mund të jepet për nxitjen e projekteve të mëtejshme midis dy departamenteve. Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë dhe studentë të këtij departamenti.