Orë e hapur me temë “BE – afër apo larg?” me Z. Martin Zickendraht

Zickendraht

Grupi mësimor kërkimor “Qytetërim i Gjuhës Gjermane” zhvilloi në datën 10.05.2023, një orë të hapur me temë “BE – afër apo larg?” me Z. Martin Zickendraht, Atashe Kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri. Z. Zickendraht ofroi për dëgjuesit një panoramë të qartë të sfidave me të cilat do duhet të përballet vendi ynë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët e gjuhës gjermane për të pyetur dhe dëgjuar më shumë rreth rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, si dhe për të marrë informacion rreth rolit dhe mbështetjes së Gjermanisë në këtë proces.