Organizimi i shkollës dimërore Chinese Language and Culture Program në bashkëpunim me Institutin Konfuci

Je student i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja? Deshiron të ndjekësh shkollën dimërore Chinese Language and Culture Program organizuar në bashkëpunim me Institutin Konfuci? Kjo shkollë dimërore ka në fokus ndërgjegjesimin e studentëve të FGJH-së mbi kulturën, gjuhën, artin, muzikën kineze, e konceptuar në 20 orë mësimore të gershetuara me praktikë dhe teori si edhe me vizita në bizneset apo ndërmarrjet kineze që operojnë në Shqipëri. Shkolla dimërore do të fillojë në datën 17 Janar 2022 ora 10:00-12:30 dhe ditët në vazhdim në orën 13:30-15:30 deri më 11 Shkurt 2022.
Apliko në këtë link   https://forms.office.com/r/qGSUfU06tb
Vendet janë të kufizuara ndaj nxito!