Panairi “Work and Study”
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ishte sot prezent në panairin “Work and Study”, si pjesë e Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit.
Stafi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mirëpriti dhe informoi maturantët me programet mësimore të cilat ofron në shtatë departamentet e tij, risitë e shumta si programet e reja bashkëkohore dhe bashkëpunimet për diplomat e dyfishta me universitetet e huaja partnere dhe aktivitetet e larmishme.







