Për vaksinim në ambientet e FGJH-së

NJ O F T I M

Për vaksinim në ambientet e FGJH-së

Në zbatim të shkresës Nr. 5447/2, datë 06.10.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucioneve të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”, njoftojmë se procesi i vaksinimit vazhdon të kryhet në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja,, Kati I (i parë), Zyra e Informacionit FGJH (te Holli, Hyrja kryesore).

Vaksinat që do të kryhen janë : Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac

Shënim: Studentët apo personeli akademik dhe ai jo akademik që do të vaksinohet duhet të paraqitet me dokument identifikimi me vete.