Dr. Marsela Likaj

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Dr. Marsela Likaj

Biografia

Dr. Marsela Likaj

Dr. Marsela Likaj është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 22-vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në FGJH si “Mësuese e gjuhës gjermane” në vitin 1998, ka kryer studimet pasuniversitare “Master” (2006-2009) dhe ato doktorale (2016) në Universitetin e Tiranës, në fushën e Letërsisë Gjermane. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë “Letërsi Gjermane”, “Përkthim dhe Interpretim”, “Komunikim Ndërkulturor”.

Ka organizuar dhe moderuar disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka botuar artikuj në revista shkencore dhe ka mbajtur referate në konferenca mbi çështje të letërsisë dhe përkthimologjisë si edhe ka botuar një sërë përkthimesh letrare nga gjermanishtja në antologji dhe revista brenda vendit.

Që prej muajit shkurt të vitit 2017 mban pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Është anëtare e Shoqatës së Mësuesve të Gjermanishtes në Shqipëri, e Shoqatës së Gjermanistëve të Evropës Juglindore, si edhe përkthyese e licensuar nga Ministria e Drejtësisë.