Dr. SERXHO RAMA

Dr. Serxho Rama

Dr. Serxho Rama, është i punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune  16 vjeçare si pedagog dhe studiues. Nga viti 2017 dhe aktualisht është Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës spanjolle. Pas diplomimit në UT, pranë Fakultetit Histori Filologji, në vitin 1990, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me Gjuhësinë.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Gjuhësi, Përkthim.

Përkthyes zyrtar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit që nga viti 2007.

Ka botuar artikuj dhe studime në revista brenda e jashtë vendit.

I certifikuar si korrigjues e provimeve DELE e nivelit B2.