Sot në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të bullgarishtes në dy nivelet.
Profesori Valju Anchev, pedagog i Fakultetit Juridik të St Cyril and St Methodius University of Veliko Tarnovo, Bullgari, mbajti referatin me temë: “Kultura dhe arsimi si vlerë kushtetuese”. Leksioni përfshinte informacion për simbolet shtetërore të Republikës së Bullgarisë, të cilat u prezantuan dhe u shpjeguan nga ana e përmbajtjes dhe kuptimit. Studentët bënë një krahasim dhe me simbolet shtetërore shqiptare.