Sot në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare për të dy grupet me pedagogë Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Dr. Miranda Bello
Prof. Dr. Slavi Dimitrov, pedagog i Departamentit të Turizmit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës, njëkohësisht dhe Zv. Dekan i Fakultetit Ekonomik, specialist në fushën e Gjeografisë dhe Turizmit, mbajti referatin me temë: Trashëgimia natyrore dhe kulturore bullgare në listën e UNESCO-s (Българското природно и културно наследство в списъка на ЮНЕСКО). Studentët patën mundësi të njihen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore bullgare që tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Profesori nga Bullgaria foli dhe për trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera të Ballkanit që janë në listën e UNESCO-s duke i parë ato si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit në rajonin tonë.