Sot, 11 korrik 2024, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.

Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit „Shenjtorët Kirili dhe Metodi“, Veliko Tërnovo, Bullgari, mbajti një referat me temë: Disa rregulla për shkrimin e bullgarishtes (Някои основни правила при писане на български език).

Studentët u njohën me disa rregulla bazë që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e bullgarishtes, si: -veçantitë e alfabetit bullgar; -përdorimi i shkronjës së madhe; -shkrimi i numrave; -rregulla për përdorimin e shenjave të pikësimit; -përdorimi i trajtës së plotë të shquarsisë tek emrat e gjinisë mashkullore etj. Të gjitha këto u shoqëruan me shembuj konkretë dhe me krahasime në gjuhën shqipe.