Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u realizua një bashkëbisedim me Dr. Flavia Kaba, pedagoge e gjuhës spanjolle mbi përkthimin letrar, librin e fundit të botuar dhe marrjen e çmimit “Përkthyesja më e mirë” në Panairin e Librit 2021. Kolegë dhe studentë të FGjH-së ishin të pranishëm në këtë takim ku u diskutua mbi letërsinë spanjolle, përkthimin letrar dhe sfidat që ndesh përkthyesi në këtë rrugëtim.