WORKSHOP (25.10.2023 – 29.10.2023)- TRANSFERIMI I GJUHËS DHE NJOHURIVE NË KONTEKSTIN E HAPËSIRAVE TRANSNACIONALE

📖WORKSHOP (25.10.2023 – 29.10.2023)
TRANSFERIMI I GJUHËS DHE NJOHURIVE NË KONTEKSTIN E HAPËSIRAVE TRANSNACIONALE
🖋Përshkrim
Universiteti i Tiranës, Universiteti i Leipzig-ut dhe Universiteti i Göttingen-it organizojnë për herë të parë një punëtori disa-ditore me temë “Transferimi i gjuhës dhe njohurive në kontekstin e hapësirave transnacionale” në Tiranë, Shqipëri.
Tema e migracionit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore, ndër të tjera për shkak të perspektivës së hapur së fundmi për anëtarësim në BE, dhe po kthehet sërish në fokus të debatit akademik. Diskursi aktual diktohet veçanërisht nga lëvizja masive e popullsisë së re (shumë të kualifikuar) dhe pasojat që lidhen me zhvillimin e vendit. Me këtë lidhet gjithashtu ngushtë debati aktual për mungesën e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani. Situata e migracionit është shumë më komplekse se sa ishte disa vite më parë. Bota e të rinjve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e larmishme. Lidhjet apo diferencat gjuhësore, kulturore dhe individuale po ndryshojnë. Po shfaqen fusha të reja njohurish dhe potenciali, të cilat shoqërohen gjithashtu me sfida dhe pyetje krejtësisht të reja – veçanërisht për mësimin e gjuhës apo gjuhëve.
Në seksione të ndryshme të kësaj punëtorie trajtohen disa prej këtyre fenomeneve nga një këndvështrim kulturor dhe gjuhësor. Seksionet shoqërohen me diskutime teknike me ekspertë të institucioneve gjermane në Shqipëri, si Ambasada Gjermane në Tiranë, Fondacioni Friedrich Ebert (FES) ose Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Punëtoria përbëhet nga një grup ndërkombëtar studentësh (studentë nga Gjermania, Shqipëria dhe vendet e Evropës Juglindore) dhe shoqërohet me një program mbështetës.
Periudha: 25 tetor 2023 – 29 tetor 2023
Grupi i synuar: Punëtoria i drejtohet studentëve të gjermanistikës, atyre që studiojnë gjermanisht si gjuhë e huaj dhe e dytë; niveli i gjuhës B2.
Gjuha: gjermanisht
Organizuar nga:
Zyra e Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD) në Tiranë
Departamenti i Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT
Me mbështetjen e:
Institutit Herder, Universitetit të Leipzig-ut,
Departamentit të Studimeve Ndërkulturore Gjermane, Universitetit të Göttingen-it,
DAAD Kosovë,
DAAD Maqedoni e Veriut
DAAD Novi Sad/ Serbi
DAAD Sarajevë
Në bashkëpunim me:
Ambasadën Gjermane në Tiranë (Tetor Gjerman/Tetori Gjerman)
Fondacionin Friedrich Ebert në Tiranë (FES)
Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar nëShqipëri (GIZ)
Qendra Goethe Tiranë

Copyright information: Photos: Katharina Franz or DAAD Lektorat Albania

Copyright information: Photos: Mengjie Lai