Workshopi: Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët: Volumi plotësues shoqërues – Aktivitet shkencor i Grupit Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Frënge.

Grupi mësimor kërkimor Didaktikë e Gjuhës Frënge realizoi në datën 25 prill 2023, në ambientet e FGJH-së, workshopin me temë : “Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët: Volumi plotësues shoqërues”.

Aktiviteti shkencor, i cili bëri bashkë dhe specialistë të tjerë të Didaktikës të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, mundësoi njohjen e shpjegimin nga afër të këtij volumi, si dhe ofroi diskutime të rëndësishme lidhur me udhëzimet për sigurimin e kritereve të larta të mësimit të gjuhëve të huaja dhe objektivave të njohurive të studentëve të gjuhëve të huaja.

Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët; është një dokument i rëndësishëm evropian që prej viti viti 2001, i cili përmban udhëzimet e hartuara nga Këshilli i Evropës, Shoqata e Qendrave të Testimit të Gjuhëve në Evropë dhe Shoqata Evropiane për Shërbime Cilësore të Gjuhëve, konsiderohet një prej  dokumenteve themelore të hartës së gjuhëve evropiane.

Në vitin 2018 është publikuar edhe volumi  plotësues i këtij kuadri, i cili e ka pasuruar më tej atë në lidhje me aftësitë e ndryshme në mësimdhënie/nxënie të gjuhëve të huaja.