7 Prill

Prof. Enrico Miletto, historian, autor i shumë librave studimorë në fushën e historisë. Ndër to mund të përmenden: Sotto un altro cielo. Donne immigrate a Torino: generazioni a confronto, (Edizioni Angolo Manzoni, 2004); Arrivare da lontano, (Franco Angeli, 2010); Sono stati anni eroici (vol.1), (Edizioni Agra, 2014); Sono stati anni eroici (vol.2), (Edizioni Agra, 2017); Laici e solidali. Massoneria e associazionismo a Torino e in Piemonte (1861-1925), (Franco Angeli, 2018); Gli italiani di Tito: la zona B del territorio libero di Trieste e l’emigrazione comunista in Jugoslavia (1947-1954), (Edizioni Rubbettino, 2019); Novecento di confine. L’Istria, le foibe, l’esodo (Franco Angeli, 2020) etj. Ka shkruar gjithashtu edhe tekste teatrore, si dhe skenografi për një sërë dokumentarësh televizivë.

Në seminarin e mbajtur për studentët dhe pedagogët ai trajtoi periudhën e fashizmit në Shqipëri (1925-1943) duke u ndalur në veçanti në fushën e ndërtimeve dhe të politikës duke sjellë një sërë të dhënash interesante të marra nga arkivi qendror i shtetit italian, seksioni i arkivit të organeve dhe të institucioneve të regjimit  fashist.

Në leksionin e mbajtur me studentët e vitit të II, Bachelor, profesor Miletto kishte sërish në fokus periudhën e fashizmit në Shqipëri të inkuadruar këtë radhë në një kontekst më të gjerë, atë të Luftës së Dytë Botërore.