Agjencia Universitare e Frankofonisë – Thirrje 2023

Thirrje për projekte 2023 – Mbështetje për ekipet kërkimore në Evropën Qendrore dhe Lindore – SER – ECO 

Në thirrjen e AUF u shpall fitues projekti i propozuar nga ekipi i Universitetit të Tiranës me pjesëmarrjen e personelit akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, me titull:

Lehtësimi dhe Mbështetja e Zgjerimit të Rrugëve Kulturore të Këshillit të Evropës në Web – EXITINCULTWEB” – drejtuar nga Prof. Dr. Romeo HANXHARI (FHF-UT)

Projekti u formua nga një konsorcium prej 3 institucioneve partnere nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht:

  1. Universiteti i Tiranës – Shqipëri
  2. Komuna e Ulqinit – Mali i Zi
  3. Universiteti i Prishtinës – Kosovë

Projekti synon të krijojë rrugë të reja kulturore që lidhin dhe përmirësojnë vendet e trashëgimisë kulturore të vendeve partnere në kuadër të këtij projekti. Duke krijuar një rrugë kulturore që lidh vendet e trashëgimisë kulturore, projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të rajonit, të promovojë mirëkuptimin dhe vlerësimin ndërkulturor dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së komuniteteve lokale.

Partnerët do të rrisin kapacitetin e njësive vendore në rajon për të qenë pjesë e rrugëve kulturore të Këshillit të Evropës dhe për të ditur se si t’i integrojnë territoret tona në ofertën kulturore të promovuar nga Këshilli i Evropës nëpërmjet rrugëve të veta kulturore.