Departamenti i Gjuhës Italiane

 HISTORIKU

Departamenti i Gjuhës Italiane u krijua në vitin 1984 me synimin për të përgatitur mësuesit e ardhshëm të gjuhës italiane si dhe për të përhapur dhe njohur kulturën dhe botëkuptimin italian.  Profesorët e parë që dhanë mësim në Departamentin e ri ishin: Reshat Konçi, Shpëtim Çuçka, Roza Dishnica, Zef Çeli, Kopi Kyçuku, Pëllumb Xhufi, Qemal Xhomo, Dina Kotherja, Eliana Paço, Liri Tirana, etj. Me kalimin e viteve Departamenti u zgjerua me pedagogë të diplomuar si në bankat e tij ashtu dhe në Itali. Të diplomuarit në vitet 1987 – 1998 morën titullin “Mësues i gjuhës italiane për shkollën e mesme”. Që nga viti 1992 kanë kontribuar me punën e tyre lektorët italianë Paola Prizzi, Lucia Nadin, Giovanni Falcetta, Simona Di Bucci, Gianni Sega, Roberto Cincotta, Angela Costandini. Pedagogët e departamentit të gjuhës italiane (aktualisht 21 pedagogë të brendshëm dhe 1 lektore italiane, 4 pedagogë të jashtëm,  kanë punuar jo vetëm në fushën e mësimdhënies, por edhe në atë të kualifikimit të tyre të mëtejshëm brenda dhe jashtë vendit.Departamenti ynë prej disa vitesh  është  Qendër e Provimit PLIDA (Comitato Dante Alighieri) http://plida.it/, i cili bën njohjen dhe certifikimin e gjuhës italiane, që njihet ndërkombëtarisht  dhe që i shërben kujtdo që dëshiron  jo  vetëm të vazhdojë studimet në Itali por edhe punësim brenda dhe jashtë vendit. 

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Në vitin akademik 2005-2006, mbas një pune 2 vjeçare për hartimin e kurrikulave të reja sipas Kartës së Bolonjës, departamenti punoi për realizimin dhe pergatitjen e dhënies së 3 titujve të diplomave të ciklit të parë 3-vjeçar:

Bachelor në Gjuhë Italiane me profil “Gjuhë dhe Komunikim”

Bachelor në Gjuhë Italiane me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian"

Bachelor në Gjuhë Italiane me profil “Përkthim dhe Interpretim”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Master i shkencave në "Mësuesi e Gjuhës Italiane për arsimin e mesëm të lartë"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"