Në kuadër të Ditës Botërore të Gjuhës Spanjolle dhe Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, në datë 21.04.2022 Departamenti i gjuhës spanjolle, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zhvilloi një aktivitet ku u lexuan pjesë nga vepra “Don Kishoti i Mançës” e autorit Miguel de Cervantes Saavedra në gjuhë të ndryshme të botës.
I pranishëm në aktivitet ishte dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri Z. Alvaro Renedo Zalba, i cili falenderoi studentët dhe i inkurajoi për karrierën universitare që kanë zgjedhur.
Departameti i gjuhës spanjolle eshte i lumtur qe pas dy vitesh pandemi mundi të sillte sërisht pranë studentëve këtë aktivitet të dashur për studentët.