Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Italiane të FGJH të UT, organizoi gjat muajve shkurt – mars 2023 një laborator teatror në gjuhën italiane me studentë të ciklit të parë dhe të dytë. Laboratori i teatrit, i drejtuar nga Jozef Shiroka, aktor dhe regjisor, me asistencën e pedagogëve të Departamentit të Gjuhës Italiane, Prof. Dr. Irena Lama dhe lektores italiane Daniela Silvano, synoi dramatizimin e novelës dhe vënien në skenë të komedisë me të njëjtin titull së Pirandello-s “Mendohu mirë, Xhakomino!”. Dramatizimi i novelës dhe vënia në skenë e komedisë u realizua në datë 9 mars 2023 në sallën 309.
“Mendohu mirë, Xhakomino!” është një komedi e shkruar në fillim të vitit 1916 nga poeti, shkrimtari dhe dramaturgu i madh italian Luigi Pirandello, çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1934. Në vepër shfaqen motivet tipike pirandeliane të tilla si paaftësia e shtetit për të vlerësuar individët, paradokset ekzistenciale të individit dhe dilemat që lindin nga sanksionet e vendosura nga shoqëria. Komedia është e ndarë në tre akte dhe ka si protagonist një profesor të moshuar, i cili me durim pret momentin në të cilin mund të hakmerret ndaj shtetit, fajtor që e ka shpërmbyler shumë keq punën e tij. Për ta bërë këtë, ai synon të martohet me një vajzë shumë më të re se ai, në mënyrë që kur të vdesë, pensioni të vazhdojë t’i merret nga dikush.
Jozef Shiroka është një aktor dhe regjisor shqiptar i cili prej shumë vitesh është pjesë e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Ai ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj dhe ka luajtur edhe role të ndryshme në ekranin e madh. Prej kohësh ai është përfshirë në projekte teatrale dhe sociale që i shohin të rinjtë si protagonistë.
PENSACI, GIACOMINO!
di Luigi Pirandello
Personaggi:
Agostino Toti, professore di Storia naturale – Francesca Çelkavaja
Lillina, sua moglie – Flavia Perlika
Giacomino Delisi – Dionis Gjoka
Cinquemani, vecchio bidello del Ginnasio – Serxha Kolaj
Marianna, sua moglie – Sara Prendi
Rosaria Delisi, sorella di Giacomino – Adela Trokthi
Il cavalier Diana, direttore del Ginnasio – Kledi Uku
Padre Landolina – Kevin Oroshi
Rosa, serva in casa Toti – Kamila Gjoka
Filomena, vecchia serva in cara Delisi – Sara Kalthi
Ninì, bambino (non parla) – Xhoana Prenga
Regista : Jozef Shiroka