FAKULTETI I SHKENCAVE KULTURORE, EDUKIMIT DHE ZHVILLIMIT RAJONAL, 24-25 SHTATOR 2018

Në kuadrin e Programit CEEPUS dhe veprimtarive të Departamentit të Anglishtes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në datat 24 dhe 25.09.2018, në sallën Europa (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) pedagogë të Departamentit të Anglishtes, si dhe departamenteve të tjerë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mirëpritën dhe ndoqën me vëmendje serinë e leksioneve ndërvepruese të Prof. Assoc. Dr. Mária Bajner, Ph.D, Universiteti i Pecs, Hungari, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Edukimit dhe Zhvillimit Rajonal.

Në prezantimin e saj, fillimisht Prof. Assoc. Dr Mária Bajner, Ph.D bëri një përmbledhje të aspekteve të ndryshme të jetës në Hungari, qytetin Pecs, si dhe përvojës së saj në Universitetin e Pecs, Hungari, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Edukimit dhe Zhvillimit Rajonal.

Nëpërmjet leksioneve ndërvepruese, bashkëbisedimeve të frytshme, diskutimeve të shumta, të pranishmit u njohën me aspekte të tilla si “Gender Stereotypes and the Media”, “Online Learning: Pros and Cons”.

Gjithashtu, në takime të ndryshme me kolegët e Departamentit të Anglishtes, si dhe në takimin me Dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.Dr. Artur Sula, u shkembyen mendime dhe përvoja me interes të ndërsjelltë, duke theksuar bashkëpunimin në të ardhmen me Universitetin e Pecs, Hungari, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Edukimit dhe Zhvillimit Rajonal, si edhe mundësinë e përfshirjes në projekte të përbashkëta me partnerë të ndryshëm në rajon dhe më tej.