Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi – Komunikim i Gjuhës Italiane
Kryetar : Prof. Dr. Irena Lama
Grupi Mësimor – Kërkimor “Letërsi- Komunikim i gjuhës italiane” i ngritur pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, është një grup i përbërë nga pedagogë të kësaj gjuhe formimi i të cilëve është në përputhje me fushën e përkthimit dhe interpretimit. Ky grup synon një njohje më të mirë të letërsisë italiane dhe komunikimin sa më rigoroz shkencor të saj. Përmirësimi i mësimdhënies dhe mësinxënënies përmes zgjidhjes së problematikave të hasura në fushën e letërsisë dhe komunikimt të gjuhës italiane është pjesë e synimit afatgjatë të këtij grupi kërkimor.
Për realizimin e qëllimeve të saj, grupi “ Letërsi- Komunikim i gjuhës italiane”, ka hartuar projektin: Letërsia italiane dhe feja : Letërsia italiane dhe feja në shekujt XIX- XX
Akset kërkimore të projektit:
- Studim i thelluar i veprave të shkruara nga autorët italianë të shek. XIX- XX
- Njohje e çështjeve estetike, politike, fetare dhe sociale të veprave përkatëse që kanë ndikuar ne formësimin e letërsisëdhe kulturës italiane
- Zhvillimi i kompetencave komunikative shumëgjuhësore e ndërkulturore përmes studimit të letërsisë italiane
- Qasje për përdorimin e letërsisë italiane në fushat e ndryshme si gazetari, marrëdhënie me publikun, botim dhe komunikim të rezultateve të studimit etj…
Aktivitete të grupit 2022-2024:
- Konferencë me prof. Dr. Klara Kodra “ Ricchezza di linguaggi e di mesaggi nella letteratura italiana e i problemi di traduzione nella lingua albanese”
- Konferencë, Videofilm dhe lexim poezish nga Pier Paolo Pasolini: Njohja e studentëve me shkrimtarin dhe poezitë e tij
- Teatër, dramatizimi i një novele pirandeliane – Përvetësimi i gjuhës e kulturës italiane nga studentët
- Konferencë për nobelisten Grazzia Deledda – Dramatizmi i finales së veprës Grazzia Deledda nga studentët
- Konkursi “ Scrivi con noi”: Aktivitet që mbështet synimet e projektit Letërsia italiane dhe feja Letërsia italiane dhe feja në shekujt XiX- XX
- Trajnime, workshope, leksione të hapuara, videokonferenca, seminare, mobilitete të ndërsjellta – në kuadër të marrveshjes së Sienës ( janar-shtator 2023 dhe tetor –shtator 2024). Tematika kërkimore: ‘Kontribut për përhapjen e kulturës dhe lëtërsisë italiane në Shqipëri”, “Botime dhe kontribute në përhapjen e kulturës dh letërsisë italiane në Shqipëri.”
- Konferencë me temë : “Njohja e raporteve kulturore italo – shqipëtare në shekullin e mediave”. Grupi i synuar: pedagogë, studentë
- Workshop/ seminar për projektin “Letërsia italiane dhe feja Letërsia italiane dhe feja në shekujt XiX- XX”
- Broshurë përmbledhëse për projektin
- Implementimi i projektit; botimi në proceeding book i kumtesave të konferencave
Data bazë literature e lidhur me projekti
Aktivitete të grupit 2023-2024:
- Konferencë e departamentit të gjuhës italiane në FGJH me rastin e 40 vjetorit të themelimit: “ 40 vjet me gjuhën, letërsinë dhe kulturën italiane në FGJH”
- Italo Calvino – 100 vjet nga lindja e shkrimtarit
- Fatima Scialdone –“Cantando L’Italia”
- Kursi “Dizione fonazione e techniche di comunicazione della lingua italiana” nga Fatima Scialdone- praktikë gjuhësore për perfeksionimin e të folurit dhe të komunikuarit në gjuhën italiane
- Pjesmarrje në konkursin ndërkombëtar: Tregim në gjuhën italiane- me studentët DGJI