“Ciao Shqipëria! Il secolo dei media nei rapporti culturali italo-albanesi”

Vito Saracino

Në datën 18 prill 2023, në orën 09:30, në sallën Europa, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. Vito Saracino prezantoi librin e tij “Ciao Shqipëria! Il secolo dei media nei rapporti culturali italo-albanesi” botuar nga shtëpia botuese “Besa”.

Morën pjesë në këtë event studentët e të tre niveleve të studimit dhe pedagogë të Departamentit të Gjuhës Italiane. Studentë dhe pedagogë i drejtuan pyetje autorit të librit të cilave prof. Vito Saracino iu përgjigj duke dhënë pista hulumtimi interesante në lidhje me studime të mëjshme dhe tema diplome. Bashkëbisedimi me shkrimtarin u zhvillua në gjuhën italiane. Ky event u organizua me iniciativën e lektores së departamentit Msc. Daniela Silvano dhe mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, Tiranë. Shkrimtarin dhe librin e prezantoi lektorja italiane Msc. Daniela Silvano dhe Pedagogia e Departamentit të Gjuhës Italiane, Dr. Markeliana Anastasi.