Për të aksesuar Platformën “Microsoft Teams”, ju lutemi referohuni si më poshtë:
Lidhur me aksesimin e platformës Microsoft, për mësimdhënie në distancë, lutem shikoni manualin në link Microsoft office 365 për student (Kliko këtu).
Gjithashtu më poshtë do të gjeni edhe një informacion të shkurtër që mund t’ju nevojitet për të aksesuar adresësn tuaj të email-it,
Kredencialet e aksesit për studentët, të ndarë sipas Fakulteteve, janë si më poshtë:
Përdoruesi:
emër_mbiemër.fdstudent@unitir.
emër_mbiemër.festudent@unitir.
emër_mbiemër.fshnstudent@
emër_mbiemër.fhfstudent@
emër_mbiemër.fgjhstudent@
emër_mbiemër.fshsstudent@
emër_mbiemër.isestudent@unitir.
Fjalekalimi: ****** (Fjalëkalimi për secilin përdorues është dërguar në adresat tuaja personale).
Ju lutemi, duhet pasur kujdes që në të dhënat tuaja “emer_mbiemer” te përdoren gër
Përdorimi i Microsoft Teams për Studentët e Universitetit të Tiranës.
Përdorimi i “Microsoft office 365” dhe “Microsoft Teams” për stafin akademik të
Universitetit të Tiranës.
HAPAT PËR TË AKTIVIZUAR DHE PËRDORUR
MICROSOFT TEAMS
Udhezues bazik Microsoft Teams
Udhezues Microsoft Teams
Për të aksesuar platformën nëpermjet kompjuterit tuaj desktop apo laptop, vizitoni adresen:
Përmes ndërfaqes web të gjendur në adresën e sipër-shënuar, ose nëpermjet aplikacionit përkatës me funksionalitete identike i cili mund të shkarkohet brenda ndërfaqes web pas kyçjes në platformë, e më tej të instalohet në njësine kompjuterike.
Platforma mund të aksesohet edhe nëpermjet instalimit të aplikacionit të emërtuar TEAMS nga MICROSOFT, i gatshëm për pajisjet android apo IOS nëpërmjet play store apo app store.
Pas kyçjes së parë në platformë, duhet të ndryshoni fjalëkalimin duke e personalizuar atë. Gjithashtu, lutemi ndryshoni password-in në momentin e logimit si hap i detyrueshëm, sugjerojmë që pass të ketë min 8 karaktere. (Gërma të mëdha, të vogla, numra si dhe pikësime.)
Për çdo paqartësi kontaktoni me IT e Fakulteteve tuaja.
Adresa e Universitetetit të Tiranës për Suport: [email protected]
Shënim:
Senati Akademik i Universiteit të Tiranës në mbledhjen e tij të datës 21/10/2020 ka marrë vendimin për përdorimin e unifikuar të sistemit digjital të mësimit në distancë, platformën Microsft Teams. Zhvillimi i procesit mësimor në distancë kushtëzohet nga i virusit Covid-19.
Platforma Microsoft Office 365 education, ka gjetur përdorim në Universitetin e Tiranës dhe është konfiguruar në kuadër të një shtese dhe ndryshim të Vendimit nr. 762, datë 1.9.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes së rinovuar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë “Microsoft corporation””, për projektin e partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit”, që në vitin 2013. Universiteti i Tiranës përdor të gjitha produktet e Microsoft të formës education, por jo vetëm duke u pajisur me produkte të Microsft nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacionit).
Gjatë vitit 2020 dhe në vijim nga ana e Universitetit të Tiranës janë përfituar të gjitha shërbimet Cloud të Microsoft Education sipas marrëveshjes Microsoft Online Subscription Agreement.
Periudha e ruajtjes së të dhënave në platformën Microsoft Office 365.edu është e përcaktuar sipas politkave dhe rregullave DPA, GDPR, e cila është për mbrojtjen dhe mundësinë e mbrojtjes së drejtave dhe të dhënave personale brenda Bashkimit Evropian. Në rastet kur ndodh një regjistrim, ai ruhet në Cloud të platformën Microsoft office 365 education deri në 21 ditë kalendarike dhe më pas vetëshkatërrohet si detyrim GDPR të zbatuar nga Microsft.
I gjithë procesi i transferimit realizohet në cloud të Microsoft Office 365 edu, në kuadër të mësimdhënies në distancë Universiteti i Tiranës ka aplikuar: