Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Studentit në FGJH ka në mision e saj të mbështesë dhe inkurajojë studentët për një përqasje më të mirë në tregun e punës, sipas programeve të tyre të studimit, të eksplorojë mundësitë e punësimit apo rritjen e tyre në karrierë brenda një institucioni.
Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Studentit në FGJH kujdeset për informimin e të rinjve në lidhje me mundësitë e ndryshme dhe programet që i ofrohen për të ndjekur studimet në FGJH, parashtrimin e secilës alternative studimi, si edhe dhënien e përgjigjeve mbi pasiguritë e tyre në zgjedhjen e rrugës së karrierës. Në fokus është gjithashtu mbështetja e studentit gjatë gjithë periudhës së studimeve akademike në FGJH, nëpërmjet trajnimeve, forumeve, seminareve informuese, takimeve me bizneset, projekteve të punësimit duke i orientuar ata drejt një karriere të sukseshme.
Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Studentit në FGJH organizon:
Promovimi i jetës studentore
Promovimi i jetës studentore brenda FGJH-së nëpërmjet aktiviteteve kulturore, sportive, artistike, sociale dhe vullnetarizmit me anë të Klubeve Studentore, si dhe krijimi i një qendre për aktivitete jashtëkurrikulare, që do të nxisë studentët të shpenzojne kohë më shumë pranë kampusit studentor dhe të gjejnë mbështetje brenda FGJH-së për orientime lidhur me zhvillimin e tyre në karrierë dhe aftësive të punësimi, në një mënyrë që është e arritshme për të gjithë studentët, gjatë gjithë kohës së tyre të studimit tek ne.
Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Studentit në FGJH, mbështet dhe nxit përfshirjen e studenteve në jetën universitare përmes klubeve studentore dhe ngjarjeve akademike e sociale, duke i drejtuar ata në pjesëmarrje të klubeve si:
1. Klubi i Ambientalistëve
2. Klubi i Teatrit
3. Klubi Letrar
4. Klubi Sportiv
5. Klubi i Debatit
6. Klubi i ICT
7. Klubi i Muzikës
8. Klubi i Përgatitjes së Revistës Studentore
9. Klubi i Vullnetarizmit
10. Klubi i Artit
Për t’u bërë pjesë e një klubi regjitrohu dhe plotëso të dhënat e tua në linkun: https://forms.office.com/r/vTNak0nGAP
Të mirëpresim!
Alumni FGJH
Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Studentit në FGJH, mban kontakte të përhershme me të diplomuarit, Alumni, ku një nga pikat e komunikimit lidhet me ecurinë e karrierës së tyre, punët e reja me qëllim për t’i ndihmuar ata në promovimin e planit të karrierës në Shqipëri, si edhe të bashkëpunojë për të promovuar interesat e përbashkëta.
Krijimi i rrjetit Alumni FGJH, ose ndryshe krijimi i rrjetit të ambasadorëve të markës, i jep një dimension të ri zërit të FGJH në rrjetin e personaliteteve të afirmuara sot në vend dhe jashtë. Ata kanë ofruar mundësitë të jenë pjesë e veprimtarive të ndryshme, si leksione të hapura, webinare, konferenca, trajnime, promovime të bizneseve apo sipërmarrjeve të tyre, si edhe do t’u japin mundësi studentëve që të njihen me praktikat e punës, tё lidhin kontakte tё rёndёsishme me biznese, institucione dhe organizata, tё cilat do t’iu mundёsojnё kryerjen e stazhit, praktikёs profesionale apo edhe punёsim në të ardhmen.
Ne do të identifikojmë, hartojmë dhe ndjekim të diplomuarit tanë në mënyrë efikase dhe do të sigurohemi që partnerët tanë të synojnë të përputhin interesat e tyre me prioritetet tona. Krijimi i një forumi të përhershëm me punëdhënësit dhe krijimi i bazës së të dhënave për të diplomuarit, do të krijojë një terren të sigurtë për mbështetjen e studentëve të rinj.