Journées de formation mixte” Pratiques effectives : échanges d`expériences në kuadrin e projektit Erasmus+ KA220-HED, “DIDAFÉ : Former à l’enseignement du français écrit en contexte plurilingue et transeuropéen : enjeux, modèles, pratiques innovantes et inclusives
Në datat 22 dhe 23 nëntor 2024 u zhvillua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (Universiteti i Tiranës) veprimtaria “Journées de formation mixte” Pratiques effectives : échanges d`expériences në kuadrin e projektit Erasmus+ KA220-HED, “DIDAFÉ : Former à l’enseignement du français écrit en contexte plurilingue et transeuropéen : enjeux, modèles, pratiques innovantes et inclusives” të financuar nga Bashkimi Evropian.
Ishin të përfaqësuara në këtë veprimtari të projektit 5 universitetet e konsorciumit nga Franca, Shqipëria, Serbia dhe Rumania:
Universiteti i Bordeaux-INSPÉ (UBx, koordinator)
Universiteti i Bordeaux Montaigne
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Novi Sad-it
Universiteti i Bukureshtit
Gjatë këtyre dy ditëve të organizuara nga Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) pedagogët/ekspertë shkencorë nga të gjitha universitetet e vendeve partnere diskutuan dhe shkëmbyen refleksione bashkë me studentë dhe doktorantë të vendeve të ndryshme dhe me mësues të gjuhës frënge në Shqipëri.
Çështjet kryesore që u diskutuan:
Profilet e mësuesve, aspekte afektive dhe konceptuale të raportit me gjuhët, me gjuhën frënge dhe me gjuhën frënge të shkruar;
Praktikat efektive të deklaruara të mësimdhënies së gjuhëve, të gjuhës frënge dhe të gjuhës frënge të shkruar;
Raporti me gjuhën frënge dhe me gjuhën frënge të shkruar i nxënësve (me anë të deklaratave të mësuesve);
Praktikat efektive të mësimdhënies dhe shkëmbimet e përvojave;
Reflektimet dhe propozimet e studentëve, bilance dhe perspektiva.