Dr. Hatixhe Leka (Sejdini)

Dr. Hatixhe Leka (Sejdini)

Biografia

Dr. Hatixhe Leka (Sejdini) është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 20 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në degën “Studime Britanike dhe Amerikane” në vitin 2001, përfundon studimet pasuniversitare dhe ato doktorale në fushën e gjuhësisë, sintaksë angleze.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë gjuhësinë, pedagogjinë dhe kërkimin shkencor.

Ka marrë pjesë në seminare, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënien e gjuhës angleze, aplikimin e metodologjive të kërkimit shkencor etj…

Ka botuar artikuj shkencorë që lidhen me fushat e mesimdhënies dhe punës kërkimore si brenda dhe jashtë vendit.