Prof. Asoc. Dr. Klementina Shiba

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof. Asoc. Dr. Klementina Shiba është e punësuar si Pedagoge, me kohë të plotë, pranë Departamentit të Gjuhës Frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës dega mësuesi, më pas ka kryer studime pasuniversitare në gjuhën frënge, në fushën e komunikimit : Master dy-vjeçar dhe studime doktorale në Shkollën e Doktoraturës në Universitetin e Bukureshtit, Rumani. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë disiplinat e didaktikës së gjuhës frënge si gjuhë e huaj dhe komunikimit. Pjesëmarrëse në projekte të Këshillit të Europës për arsimin dhe Qendrës Rajonale të Frankofonisë për Europën Qëndrore dhe Lindore, OIF e AUF. Pjesëmarrëse në një sërë konferencash ndërkombëtare brenda vendit, në vendet e BE-së dhe të G20-ë s. Ka botur një sërë artikujsh në frëngjisht, anglisht dhe shqip, në revista shkencore në vende të Bashkimit Evropian dhe me faktor impakti. Titullare e lëndëve : Teknika të shprehjes dhe Komunikimit në Gjuhën Frënge, Metodologji e punës universitare, Fonetikë e gjuhës frënge, Gjuhë e shkruar e Gjuhës B, Tipologji Teksti (1, 2, 3) etj. Ka marrë gjithashtu pjesë në disa projekte kombëtare, rajonale e ndërkombëtare