Prof. Asoc. Dr. Ogerta Stroka

Prof. Asoc. Dr. Ogerta Stroka

Pedagoge e Gjuhës Angleze

Biografia

Prof. Asoc. Dr. Ogerta Stroka

 

Ogerta Koruti Stroka ka marrë titullin Prof. Asoc. në 23.03.2023. Ajo është Doktore e Shkencave në Gjuhësi dhe Mësimdhënie në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ajo është Doktorante e Gjuhësisë në Hellenic American University of Athens. Ogerta është pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja që nga viti 2005 e në vazhdim.

Aktualisht ajo është Zv. Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Fusha e saj e ekspertizës është integrimi i teknologjive të reja në mësimdhënie. Ajo është lektore e lëndëve Burimet e Informacionit dhe teknologjitë e reja në mësimdhënie dhe Didaktikë e gjuhës angleze.

Ajo ka mbaruar Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës dhe është lektore e lëndëve Anglishte Ligjore, Shkrim Akademik, Etikë dhe Teknologji për më shumë se një dekadë.

Ogerta prezanton në Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo është EModerator, Master Trainer dhe Validator për British Council UK për Core Skills si: Leadership Citizenship, Collaboration and Communication, Creativity and Imagination, Digital Literacy, Personal Development, Critical thinking, Problem Solving and Decision Making, si edhe Presentation Skills.

Ajo është trajnere për Shkollën e Administratës Publike dhe përgatit kurikulat, harton programet dhe prezanton sesione trajnimi për vendimarrësit, punonjësit e administratës civile dhe Sekretaret e Përgjithsëm në Ministritë e ndryshme në Shqipëri.

Ogerta është trajnere dhe hartuese e kurseve të Përdormit të teknologjive në vendin e punës, Mendimi Kritik dhe Zgjidhja e Problemeve, Aftësitë Prezantuese dhe Modulet ToT për British Council, JAA Albania dhe GIZ Albania.