Dr. Fjoralba DADO

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Fjoralba DADO është përkthyese, studiuese dhe që prej vitit 2002 pedagoge e Përkthimit pranë
Departamentit të gjuhës frënge në Fakultetin e Gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2012
ka fituar gradën Doktor i Shkencave në gjuhësi/përkthim në Universitetin e Tiranës. Studimet e saj
shkencore janë përqendruar kryesisht në fushën e përkthimit dhe interpretimit, traduktologjisë dhe
metodologjisë së kërkimit shkencor në përkthim. Ajo është autore e disa artikujve dhe kumtesave me
temë përkthimin, të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj.