Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi (Iliadhi)

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Dr.Anida KISI është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Frënge,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 20-vjeçare si
pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim frëng, në vitin
2000, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me çështje të komunikimit, të
stilistikës, të semiologjisë dhe të teknologjive në mësimdhënie. Fushat e mësimdhënies dhe
ekspertizës kërkimore përfshijnë disiplina që lidhen me çështje të komunikimit në media, të
komunikimit ndërkulturor, të stilistikës, dhe të teknologjive në mësimdhënie. Ka marrë pjesë
në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe ka botuar një sërë artikujsh shkencorë.
Ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore ndërkombëtare që prekin aspekte të mësimdhënies
dhe të kërkimit shkencor në fushën e didaktikës së gjuhës së huaj, të komunikimit turistik,
etj. Ka kryer mobilitete mësimdhënieje Erasmus+ në Itali dhe ka zhvilluar trajnime të shumta
kombëtare dhe ndërkombëtare si trajnuese e Agjencisë Ndërkombëtare të Frankofonisë
(AUF).