Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof. Ass. Dr. Lorena DEDJA është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 30- vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë frënge, në vitin 1991, në vitin 1999 ka mbrojtur një Diplomë të Studimeve të Thelluara (Master i shkencave) në Letërsi dhe Qytetërim francez në Universitetin Paris III, Sorbonne Nouvelle – Paris, Francë. Më 2003 ka fituar gradën “Doktor i shkencave” në fushën e qytetërimit francez dhe, që prej vitit 2012, mban titullin “Profesor i asociuar”. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë qytetërimin, komunikimin ndërkulturor, letërsinë, historinë dhe gjuhësinë. Ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare të mbështetura nga Agjencia Universitare e Frankofonisë. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar shumë artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu i është kushtuar dhe punës përkthimore, duke qenë përkthyese zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe përkthyese letrare pranë disa shtëpive botuese.