Prof. Dr. Brikena Kadzadej-Zavalani

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof. Dr. Brikena Kadzadej-Zavalani

Biografia

Titulli/Grada Emër Mbiemër:Prof. Dr. Brikena Kadzadej-Zavalani
E punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,
Universiteti i Tiranës.
Prof. Kadzadej-Zavalani ka një përvojë pune mbi 30 vjeçare si pedagoge dhe hulumtuese.
Pas diplomimit për Gjuhë shqipe-letërsi shqiptare, gjuhë dhe letërsi gjermane në Fakultetin “HistoriFilologji” 1990 Tiranë, në vitin 2000-2004 kreu studimet pasuniversitare dhe ato doktorale në
Universitetin Justus-Liebig- Gießen, Gjermani (Titulli i Doktoraturës: “Format e të drejtuarit dhe të
përshëndetjes në shqip dhe në gjermanisht. Krahasim përqasës”), lidhur me gjuhësinë, komunikimin
ndërkulturor, metodikën dhe didaktikën.
2012- Marrja e titullit akademik „Profesor“
Profesor i ftuar në Universitetin Shtetëror dhe të Evropës Juglindore Tetovë, Maqedoni (2008-2015), dhe
në Universitetin Shtetëror „Ukshin Hoti“ Prizren, Kosovë. (2019).
Fushat kryesore hulumtuese
Gjuhësia gjermane dhe referencat e saj gramatikore dhe historiko-kulturore.
Fonetika/Fonologjia, gramatika gjermane, komunikimi ndërkulturor, metodika dhe didaktika, praktika
mësimore, shkrimi shkencor.
Projekte kombëtare dhe ndërkombëtare
-Kordinatore dhe drejtuese e korrespondencës për kualifikimin e mësuesve dhe të pedagogëve të
gjuhës gjermane, të organizuar nga Universiteti Kassel, Gjermani, Goethe- Institut dhe Ministria
e Arsimit. Projekt i Universitetit Kassel me Goethe-Institutin dhe Ministrinë e Arsimit. (2002-
2004).
-Kordinatore shkencore e Parneritetit Institucional midis Institutit për Germanistikën për të Huajt
të Universitetit Friedrich-Schiller Jena dhe Departamentit të Germanistikës të Universitetit të
Tiranës (2007-2010, mbështetur nga DAAD-ja – Deutscher Akademischer Austauschdienst)
-Organizatore e më shumë se 30 konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare me Universitetet
gjermane, zvicerane, austriake etj. Mbështetur nga DAAD-ja (Deutscher Akademischer
Austauschdienst), Fondacioni Herder, universitetet gjermanofolëse e të vendeve të zhvilluara.
(2008-2016)
-Drejtuese e Projektit të Universitetit të Bohumit- Universiteti Veror për Ballkanin Perëndimor:
„Shkëmbimi kulturor dhe Periferia evropiane“, mbështetur nga DAAD-ja (Deutscher
Akademischer Austauschdienst). Zhvilluar në Shqipëri dhe Gjermani. 2018
-Bashkëbotuese e revistës shkencore të gjermanistëve- Zeitschrift für Germanistische Sprachund Literaturwissenschaft „Dituria“ në Gjermani nën drejtimin e Prof. dr. Jörg Riecke
(Universiteti i Heidelberg-ut) dhe Prof. dr. Mario de Matteis ( Universitetit i Ruhr-it, Bohum). Ky
Projekt mbështetet nga DAAD-ja, në numrat e parë dhe nga Konferenca e Rektorëve të
Shkollave të Larta (HRK).
-Bashkëbotuese e vëllimeve të serisë shkencore „Albanische Universitätsstudien (AUS)“
(Vëllimet: 1-10 und Vëllimet e veçanta: 1-3), botuar në Athena-Verlag, Oberhausen, Gjermani.
(2008-2016)
-Projekti Ndërkombëtar për Arsimin (Anëtare): NEZI (Netzwerk Erst-, Zweit- und Interkultur)
International Projekt in Education from Zurich University for Teacher Education (2015-2017)
Zvicër.
-Bashkëpunimi me Institutin Arkeologjik të Finlandës, Prof. dr. Harald Haarmann (Projekti i
hulumtimit: Das Rätsel der Donauzivilisation: Die Entdeckung der ältesten Hochkultur Europas.)
(2019-2021)
-Drejtuese e Projektit për kërkimin dhe hulumtimin e Fakuletetit të Gjuhëve të Huaja “Eqerem
Çabej, në këndvështrimin e albanologëve gjermanofolës nëpërmjet Letërkëmbimit të tij me
studjues potencialë”. (2022 -2024).
Publikime shkencore
2 -Monografi (Gjermani) të mbështetura nga Fondacioni Herder, botuesese revistash shkencore ( 2-
Gjermani), libra universitarë (1 Shqipëri), referime, artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare në
vendet e zhvilluara (mbi 70), tekst mësimor për gjermanishtes si gjuhë e huaj për shkollat e mesme (3
vëllime) etj..
Përkthime
– Përkthime për institucionet gjermanofolëse (Fondacioni Konrad-Adenauer, Hans Seidel, Komuniteti
Evropian, Shkolla e lartë Pedagogjike Zyrih, Shtëpia botuese zvicerane Orell Füssli Verlag AG etj.) nga
gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht, të botuara brenda dhe në hapësirën gjermanofolëse nga
fusha artistike, juridike, sociale etj.

Pjesëmarrje në Shoqata Profesionale/Funksione
-Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Mësuesve dhe Studiuesve të gjuhës gjermane 2003-2011.
-Anëtare e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja qe prej 2011-2019
-Anëtare e Komisioni të Përhershëm të Titujve 2019 deri sot
-Drejtuese e Departamentit të Gjuhës Gjermane 2008-2016.
-Kryetare e Komisionit Për Provimin e Shtetit Mësuesi me Ministrinë e Arsimit
-Anëtare Shoqatës së Gjermanistëve të Evropës Juglindore që prej 2004- SOEGV.
-Pjesë e FIBAA-s, organizatë gjermane për akreditimin e Universiteteve gjermane dhe atyre të
huaja, Berlin, Gjermani. ( që prej 2012)
-Anëtare Senati, dy mandate.
-Pjesë e Komisioneve për Doktoraturat në Gjermani dhe Austri.