Prezantimi i portofolit “Albanian-American Development Foundation (AADF)”

Njoftim,
Më datën 26 Janar 2022 në orën 10:00, në sallën Evropa do të zhvillohet takimi për prezantimin e portofolit të Albanian-American Development Foundation (AADF) në fushën e edukimit.
Ftohen të marrin pjesë profesorë e studentë të FGJH.
Projektet dhe thirrjet që do të prezantohen janë:
➡️Konkursi i Punimeve Kërkimore në kuadër të projektit CleanScore synon të rritë përdorimin e librarisë digjitale JSTOR të mundësuar nga AADF për Universitetin e Tiranës si dhe angazhimin e studentëve në kërkimin shkencor. Në 15 Dhjetor 2021 u hap thirrja e tretë e konkursit e cila do të jetë e hapur deri në 15 Maj 2022.
➡️Programi i Bursave Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hap thirrjen për aplikim nga 24 Janari deri në 31 Mars 2022. Ky program ofron një mundësi të jashtëzakonshme 2-vjeçar studimin në një nga universitetet më të mira në SHBA.
➡️Programi i Praktikave Profesionale në Shtete e Bashkuara të Amerikës hap thirrjen për aplikim nga 1 Shkurti deri në 15 Mars 2022. Ky program ofron një mundësi të jashtëzakonshme praktike 6-mujore në një nga kompanitë/institucionet më të mira në SHBA.
➡️Programi LEAD Albania ofron mundësi për ngritjen e kapaciteteve në leadership të të rinjve të motivuar duke u mundësuar eksperiencë 1-vjeçare në rolin e Këshilltarit në institucionet më të rëndësishme të vendit si Kryeministri, Presidencë, Bashki, Ministri, Institucionet e Drejtësisë, etj. LEAD Albania hap thirrjen për aplikim nga 17 Janari deri në 17 Mars 2022.
➡️Projekti READ (Research Expertise from Academic Diaspora) synon përmirësimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe angazhimin e diasporës akademike në rritjen e kapacitetve dhe zhvillimin e IAL-ve në Shqipëri. READ hap thirrjen për aplikime për stafin pedagogjik dhe universitetet nga 15 Janari deri në 15 Mars 2022.