Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare do të zhvillohet në auditorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024.
Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike dhe Qendra e Gjuhëve të Huaja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale të Programit Erasmus + KA171 që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin Veliko Tërnovo “St.Shën Kirili dhe Metodi” të Bullgarisë.
Seanca plenare filloi me moderimin e Prof.As.Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në FGJH-UT, i cili vuri theksin tek historiku i këtij eventi të rrallë në vendin tonë, vlerat e tij didaktike e kulturore dhe ndau me pjesëmarrësit detaje nga programi një mujor i kësaj shkolle.
Fjalën më pas e mori Zv.Dekania dhe njëkohësisht Koordinatore e Erasmus +në Fgjh, Dr. Drita Rira e cila përgëzoi studentët për pjesëmarrjen në këtë shkollë gjuhe dhe kulture, theksoi mbështetjen që Dekanati i Fgjh-së i ka dhënë eventeve ekstrakurrikulare, bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të gjuhëve dhe kulturave që studiohen në FGJH dhe informoi studentët se vlerësimi i shkollës verore do të jetë pjesë e suplementit krahas diplomës universitare.
Në vijim fjalën përshëndetëse e mbajti edhe Zv. Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë SHTZ. Asen Paçev, i cili në radhë të parë përgëzoi lektorët e bullgarishtes për iniciativën dhe për punën e bërë në drejtim të didaktikës së bullgarishtes në Shqipëri, si edhe falënderoi dekanatin e Fgjh-së për mbështetjen e pakursyer në aktivitete lidhur me kulturën dhe gjuhën bullgare.
Pedagogu i ftuar nga Universiteti Veliko Ternovo, i Bullgarisë Prof.Dr. Hristo Ormanxhiev, i cili do të jetë lektor i ftuar i shkollës verore të bullgarishtes ndau me të pranishmit përshëndetjet e Rektorit të Universitetit si edhe emocionet e tij lidhur me këtë angazhim, përgëzoi studentët për pjesëmarrjen dhe falënderoi institucionin për këtë mundësi.
Seanca plenare u mbyll me fjalimin e Shefit të Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fgjh-së, Prof.As.Dr. Adriatik Derjaj i cili vuri theksin tek angazhimi që departamenti tregon në tërësi për eventet ekstrakurrikulare dhe për mbështetjen që i ka dhënë gjuhës dhe kulturës bullgare si pjesë integrale e departamentit, vuri theksin tek mbështetja e vazhdueshme që Dekanati i Fgjh-së i ka dhënë veprimtarive didaktike të departamentit, falënderoi kolegët e ftuar nga Bullgaria dhe shprehu mirënjohjen kundrejt Ambasadës Bullgare në Shqipëri.
Suksese të gjithë kolegëve dhe studentëve pjesëmarrës në këtë shkollë !
Bulgarian Summer School, scheduled to take place in the auditoriums of the Faculty of Foreign Languages at the University of Tirana from July 1st to July 25th, 2024.
This summer school, the first and only of its kind in our country, is organized by the Department of Slavic-Balkan Languages and the Foreign Languages Center of the Faculty of Foreign Languages within the framework of the inter-institutional agreement of the Erasmus+ KA171 Program that the University of Tirana has signed with Veliko Tarnovo University “St. Cyril and St. Methodius” of Bulgaria.
The plenary session was moderated by Associate Professor Dr. Raqi Bello, lecturer of Bulgarian language and literature at the FFL-UT, who emphasized the historical significance of this rare event in our country, underscored its didactic and cultural values, and shared detailed information about the one-month program of this school with the participants.
Vice-Dean and Erasmus+ Coordinator at the FFL-UT, Dr. Drita Rira, took the floor, congratulating the students for their participation in this language and culture school. She highlighted the support provided by the Deanery of the FFL for extracurricular events, collaboration with diplomatic representations of languages and cultures studied at the FFL, and informed the students that the evaluation of the summer school will be added to the diploma supplement alongside their university diploma.
Further welcoming remarks were delivered by the Deputy Ambassador of the Republic of Bulgaria toTirana, His Excellency Mr. Asen Pachev, who first congratulated the Bulgarian language lecturers for their initiative and work in Bulgarian language didactics in Albania. He also thanked the Deanery of the FFL for their unparalleled support in activities related to Bulgarian culture and language.
A guest lecturer from Veliko Tarnovo University, Bulgaria, Professor Dr. Hristo Ormanchiev, who will be a visiting lecturer at the Bulgarian Language Summer School, shared greetings from the Rector of the University as well as his emotions regarding this commitment. He congratulated the students for their participation and thanked the institution for this opportunity.
The plenary session concluded with a speech by the Head of the Department of Slavic and Balkan Languages at the FFL, Assoc. Prof. Dr. Adriatik Derjaj. He emphasized the department’s overall commitment to extracurricular events and its integral support for Bulgarian language and culture, highlighted the continuous backing provided by the Deanery of the FFL for the department’s didactic activities, thanked the invited colleagues from Bulgaria, and expressed gratitude to the Bulgarian Embassy in Albania.
Good luck to all colleagues and students participating in this school!