“Thirrje për pjesmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet për një kompetencë të shumëgjuhësisë”

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet për një kompetencë të shumëgjuhësisë ” në bashkëpunim me:

• Universitetin e Korçës;
• Universitetin e Shkodrës;
• Universitetin e Vlorës;
• Universitetin e Durrësit;
• Universitetin e Prishtinës- Kosovë;
• Kolegjin Universitar AAB Prishtinë- Kosovë;
• Universitetin e Varshavës – Poloni;
• Universitetin e Poitiers- Francë;
• Universitetin e Ionit- Greqi;
• Institutin Konfuci- UT;
• Agjensinë Universitare të Frankofonisë

Kjo konferencë fton studiues, aktorë të ndryshëm në mësimdhënie, vendimmarrës në politikë, drejtues të institucioneve, punonjës socialë, trajnues, mësues që dëshirojnë të vendosin çështjen e didaktikës së gjuhëve të huaja në qendër të kërkimit, profesionalizimit dhe veprimit politik dhe të marrin pjesë në një reflektim të përbashkët mbi zhvillimet e fundit shkencore dhe përvojat profesionale në fushën e didaktikës së gjuhëve dhe kulturave të huaja.

Data: 23-24 tetor 2023
Vendi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë

Tematikat e konferencës:
• Shumëgjuhësia në kontekstin e Ballkanit dhe profili i politikës arsimore gjuhësore
• Politika gjuhësore në nivel parauniversitar
• Politika gjuhësore në nivel universitar
• Shumëgjuhësia në klasë dhe praktika të mësimdhënies/nxënies
• Inovacioni dhe digjitalizimi në mësimdhënien/nxënien e gjuhëve të huaja: praktika aktuale
• Formimi fillestar dhe i vazhduar i mësuesve të Gjuhëve të Huaja në standardet e sotme të profesionit të mësuesit
• Cilësia e mësimdhënies së gjuhëve të huaja dhe vlerësimi i saj

Ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm për të dërguar abstraktet tuaja:
https://forms.office.com/wAuD4pR15r

Data të rëndësishme:
Dorëzimi i abstraktit: 30 qershor 2023
Njoftim për pranim: 30 korrik 2023

Gjuhët e Konferencës: Shqip/Gjuhë e huaj
Konferenca është planifikuar të zhvillohet në auditor dhe online.