“Spanjishtja gjuhë globale” 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Institutin Servantes në Romë dhe Departamentin e Studimeve Hispanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja organizoi konferencën me temë: “Spanjishtja, Gjuhë Globale”.

Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, për të vijuar më tej me fjalimin e drejtorit të Institutit Servantes në Romë Z. Ignacio Peryó, Prof. Serxho Rama, Drejtor i Departamentit të Spanjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (UT), Nuria Díaz Rodriguez, lektore e gjuhës spanjolle e Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (AECID),(UT), Judith Gil, Shefe e Studimeve në Institutin Servantes në Romë, Ignacio Revillo, Këshilltar i Zyrës së Arsimit i Ambasadës së Spanjës në Romë, Carmen Sainz, Teknike e Zyrës së Këshilltarit të Arsimit të Ambasadës së Spanjës në Romë, të cilët vendosën theksin në gjendjen aktuale të gjuhës spanjolle në botë dhe në Shqipëri, perspektivat në të ardhmen, rëndësinë si dhe mundësitë që ofron mësimi i gjuhës spanjolle në fusha të ndryshme të formimit profesional dhe kërkimit shkencor.

Në mbyllje të kësaj Konference përshëndeti Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Sh.T. Z. Álvaro Renedo.
