Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

🎓 “Doktorata ime në 3 minuta” – Prezantimi më i mirë doktoral i vitit në FGJH

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ju fton të ndiqni konkursin akademik “Doktorata ime në 3 minuta”, ku doktorantët do të prezantojnë kërkimin e tyre shkencor në vetëm 3 minuta video përpara jurisë dhe publikut. 📅 24 Qershor 2026 🕚 Ora 11:00 📍 Salla “Evropa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT 💻 Ndiqeni online: https://meet.google.com/cnc-tbjc-txo Aktiviteti synon të promovojë komunikimin shkencor, kërkimin doktoral dhe aftësitë e prezantimit akademik,...
Lexo më shumë

🎓✨ Alumni Night 2026 “Breza që lidhen përmes gjuhëve”

Mbrëmjen e djeshme, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, mirëpriti për herë të parë alumni, pedagogë, ish-pedagogë, studentë dhe miq të fakultetit në aktivitetin “Alumni Night 2026”, një festë kushtuar kujtimeve, mirënjohjes dhe lidhjeve që i rezistojnë kohës. Aktiviteti u çel nga Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se alumni nuk është vetëm kujtesa e...
Lexo më shumë

🎤 Prezantimi final i diplomës: këshilla, sfida dhe praktika të mira

Grupi Mësimor-Kërkimor i Didaktikës, pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, FGJH-UT, ju fton të merrni pjesë në takimin informues me temë: 🔹 “Sfidat e përgatitjes së prezantimit final të punimit të diplomës” Takimi synon të ofrojë orientim dhe këshilla praktike për studentët në fazën përfundimtare të studimeve, duke trajtuar aspektet akademike, metodologjike dhe teknikat e prezantimit të suksesshëm të punimit të diplomës. 📅 11 Qershor 2026 🕕 Ora 18:00 💻 Online...
Lexo më shumë
11

👤📚 Profil Përkthyesi | Prof. Dr. Saverina Pasho

🎓 Pozicioni: Lektore–kërkuese, Departamenti i Gjuhës Franceze, FGJH – Universiteti i Tiranës 🌐 Specializimi: Përkthim letrar, përkthim juridik dhe teknik, interpretim, studime letrare dhe traduktologjike 💼 Përvoja: Prof. Dr. Saverina Pasho është pedagoge–kërkuese pranë Departamentit të Gjuhës Franceze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbi 30 vite përvojë në fushën e përkthimit (kryesisht letrar, por edhe juridik e teknik), interpretimit dhe studimeve letrare e përkthimore....
Lexo më shumë

🕊️ Në kujtim të Alborit

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Alborit, ish-student i Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Albori do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje si një student i përkushtuar, i sjellshëm dhe i dashur për pedagogët dhe bashkëstudentët e tij. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në komunitetin tonë akademik. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja...
Lexo më shumë
1 13 14 15 16 17 551