Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

FTESË “Antologji e Poezisë Greke”

Departamenti i Gjuhës Greke,Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës,në bashkëpunim me Botimet Toena,ju ftojnë të merrni pjesë në promovimin e “ANTOLOGJI E POEZISË GREKE (shekulli xx) (përkthyer nga pedagogët e kësaj Katedre)   më 20 Dhjetor 2021 ora 16:00 në Hotel Plaza(salla Dora d’Istria)  
Lexo më shumë

Më datë 15-16 dhjetor 2021 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”

Më datë 15-16 dhjetor 2021 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”. Ky simpozium u organizua nga Dega e Gjuhës Turke me pjesëmarrje të kolegëve vendas dhe ndërkombëtar, me rastin e 100 vjetorit të miratimit të himnit të flamurit të Republikës së Turqisë, vargjet e të cilit u shkruan nga dora e poetit shqiptar Mehmet Akif Ersoj. Fjalën e...
Lexo më shumë

Takim me përkthyesen vitit 2021, Dr. Flavia Kaba, pedagoge e gjuhës spanjolle

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u realizua një bashkëbisedim me Dr. Flavia Kaba, pedagoge e gjuhës spanjolle mbi përkthimin letrar, librin e fundit të botuar dhe marrjen e çmimit “Përkthyesja më e mirë” në Panairin e Librit 2021. Kolegë dhe studentë të FGjH-së ishin të pranishëm në këtë takim ku u diskutua mbi letërsinë spanjolle, përkthimin letrar dhe sfidat që ndesh përkthyesi në këtë rrugëtim.        ...
Lexo më shumë

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë

Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, përfaqësuar nga Z. Petrit Ymeri. Bashkëpunime të tilla si projekte kërkimore, shkencore të përbashkëta, seminare, leksione, konferenca, promovime të përkthimeve të reja, takime letrare me shkrimtarë, poetë e përkthyes do t’i vinë në ndihmë studentëve dhe profesorëve. Studentët e FGJH-së do të kënë mundësi të kryejnë praktikat mësimore në Shtëpitë Botuese anëtare të Shoqatës së...
Lexo më shumë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe më 18 dhjetor 2021, zhvillohet në sallën Europa me temë “Gjuha Arabe, një urë mes civilizimeve”

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe më 18 dhjetor 2021, në sallë Europa me temë “Gjuha Arabe, një urë mes civilizimeve”.  
Lexo më shumë
1 226 227 228 229 230 438