Call for Papers

THIRRJE PËR DËRGIMIN E DORËSHKRIMEVE/RECENSAVE

FGJH, Revista Shkencore e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja hap thirrjen për dërgimin e dorëshkrimeve/recensave për numrin 4 të revistës. Dorëshkrimet/recensat duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës: [email protected]. Afati i fundit për dërgimin është  15.09.2022.

 

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR AUTORËT

FGJH boton vetëm punime origjinale që sjellin njohuri të reja dhe të rëndësishme për kërkimin shkencor.

Dorëshkrimet/recensat duhet të paraqiten në gjuhën shqipe.

Dërgimi i dorëshkrimit/recensave nënkupton që punimi i paraqitur në to nuk është botuar më parë, dhe nuk është në shqyrtim për t’u botuar diku tjetër.

Nëse dorëshkrimi/recensa pranohet për botim ai nuk mund të botohet në të njëjtën formë diku tjetër pa marrë më parë leje me shkrim nga FGJH.

Shkrimi duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm  dhe korrekt nga ana gramatikore.

Autorët mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe origjinalitetin e materialeve që paraqesin. Rastet e plagjaturës (nëse do të evidentohen) do t’i raportohen si autorit, ashtu edhe autoriteteve përkatëse.

 

ORGANIZIMI I DORËSHKRIMIT

Dorëshkrimi duhet të përmbajë elementet e paraqitura më poshtë.

Titullin: Duhet të jetë sa më konçiz dhe i qartë.

Emrat e autorëve: Duhet të jenë të plotë dhe të pasohen nga institucioni ku bën pjesë autori si dhe nga adresa elektronike.

Fjalët çelës: Duhet të paraqiten 4-5 fjalë të zgjedhura me kujdes që të pasqyrojnë subjektin e punimit.

Përmbledhjen: Duhet të paraqesë thelbin e punimit dhe konkluzionet; duhet të jetë rreth 150-200 fjalë. Përmbledhja duhet të paraqitet në gjuhën angleze.

Hyrjen: Duhet të përshkruajë shkurt bazën për punën e paraqitur. Duhet gjithashtu të tregohen objektivat, arsyet e ndërmarrjes së studimit si dhe rëndësia e tij.

Materialet dhe Metodat: Duhet të paraqiten në mënyrë të detajuar materialet dhe metodat studimore në të cilën është bazuar studimi. Informacioni duhet të jetë i mjaftueshëm që të lejojë përsëritjen e punës prej të tjerëve.

Rezultatet dhe Diskutimet: Rezultatet duhet të jenë të qarta dhe të ilustruara në tabela, grafikë (aty ku është e nevojshme) dhe shembuj. Rezultatet e studimit duhet të analizohen statistikisht dhe bazuar në to të nxirren përfundime në bazë të një besueshmërie statistikore. Implikimet që vijnë nga rezultatet e paraqitura duhet të diskutohen në mënyrë të plotë.

Përfundimet: duhet të lidhen direkt me rezultatet e marra. Ato nuk duhet të jenë spekulative dhe të përgjithësuara prej literaturës apo njohurive të përgjithshme e spontane.

Bibliografinë: Burimet e literaturës duhet të listohen numerikisht në mënyrë alfabetike në bazë të mbiemrit të autorit të parë. Punimi duhet të përmbajë një numër të arsyeshëm burime literature (15-20). Nëse një burim do të citohet ‘në shtyp’ (in press) do të thotë se ky punim është pranuar për botim. Dorëshkrimet e papranuara për botim nuk mund të citohen. Gjithashtu nuk pranohen referenca nga interneti me përjashtim të botimeve shkencore që bëhen online.

 

FORMATIMI I DORËSHKRIMIT

Dorëshkrimi duhet të jetë 7 – 14 faqe kompjuterike (15.000 – 30.000 karaktere), duke përfshirë këtu titullin, përmbledhjen, tekstin, bibliografinë etj. Dorëshkrimi duhet të shkruhet në Microsoft® Office Word (versioni i 2003 – it ose ndonjë version i mëvonshëm). Dorëshkrimi duhet të ketë footnotes, endnotes të vendosura automatikisht në mënyrë elektronike. Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes.

Titulli (shqip, gërma kapitale, bold, Times New Roman, 12 pt.)

Emrat e autorëve (gërma kapitale, bold, Times New Roman, 12 pt.)

Institucioni, email (gërma normale, Times New Roman, 11 pt.)

Përmbledhja (anglisht, tekst normal, Times New Roman, 10 pt., paraqitur në një paragraf, nuk duhet të ketë kryeradhë, 150 – 200 fjalë)

Fjalët çelës (anglisht, tekst normal, Times New Roman, 10 pt.)

Përmbajtja e dorëshkrimit (shqip, Times New Roman 12 pt., Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5

Bibliografia Shembuj të referimit:

  1. Referime artikujsh
  • Lili J. (1940), Letërsia e re italjane, në «Tomori», I, n. 137, 30 korrik, f. 3.
  • Iser W. (1979), La fiction en effet, në «Poétique», n. 39, f. 275-98.
  1. Referime librash
  • Osimo B. (2004), Manuale del traduttore, Hoepli, Milano.
  • Leka F. & Simoni Z. (2000), Fjalor italisht-shqip, Infbotues, Tiranë.

 

PROCESI I REDAKTIMIT SHKENCOR

FGJH është një revistë me redaktim të fshehtë të dyfishtë (double-blind peer review), prandaj çdo dorëshkrim do t’i nënshtrohet procesit të redaktimit. Dorëshkrimi do të recensohet nga dy autoritete shkencore, anëtarë të bordit shkencor të revistës, të cilët do të japin vlerësimin e tyre në përputhje me standarded akademike të kërkuara. Vërejtjet e tyre (nëse do të ketë)  do t’i përcillen autorit të dorëshkrimit për të bërë korrigjimet e duhura. Vendimi përfundimtar lidhur me botimin e dorëshkrimit bëhet nga bordi editorial bazuar mbi raportin e vlerësimit të recensentëve.

 

UDHËZIME PËR RECENSAT

Recensat kanë si qëllim nxitjen tek lexuesi të përsiatjeve rreth librave të ndryshëm studimorë – shkencorë të autorëve shqiptarë apo të huaj. Për të arritur këtë objektiv recensat duhet të përmbajnë elementët e mëposhtëm.

1) Informacione lidhur me përmbajtjen e librit që recensohet.

2) Elementë interpretues të cilët ndihmojnë në analizën e argumenteve të trajtuara në libër në kuadrin e fushës kërkimore në të cilën përfshihet studimi.

3) Elementë vlerësues që japin një gjykim të përgjithshëm mbi veprën e recensuar.

Formatimi i recensës: (shqip, 3.000 – 6.000 karaktere, Times New Roman 12 pt., Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5)

 

 

 

 

 

BORDI EDITORIAL I REVISTËS

Prof. Dr. Saverina PASHO

Dr. Viola ADHAMI

Prof. Asoc. Mirela PAPA

Prof. Asoc. Maklena NIKA

Dr. Albert SHEQI

Dr.Viola GJYLI

Dr. Erta SPAHO

Dr. Elda KATORRI

Ma. Brunilda KONDI (Kuqi)