Dega e Projekteve

Thirrje për “Projekte të kërkimit shkencor”

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH) në Strategjinë e tij të Zhvillimit, ka ndërmarrë angazhimin për një qasje të rëndësishme në drejtim të përgatitjes, pjesëmarrjes dhe realizimit të projekteve kërkimore shkencore dhe jo vetëm.

Pjesë organike e FGJH-së është edhe Zyra e Projekteve, si njësi mbështetëse e dedikuar për krijimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në projekte kombëtare e ndërkombëtare, që financohen nga BE apo fondacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe kërkime shkencore te orientuara nga tregu në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat.

Në thirrjet e shpeshta për projekte, që vinë pranë Zyres së Projekteve, stafi i fakultetit bën pjesëmarrës në grupin e punës, studentët aktivë të fakultetit, ndaj FGJH nxit shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale të studentëve, duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek ata. Ne mirëpresim projekt-idetë e studentëve tanë, për t’i orientuar ata drejt suksesit, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të FGJH-së.

Ndiqni rrjetet sociale të FGJH, për thirrje të ndryshme dhe motivohuni për të vënë në jetë idetë tuaja!

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i UT-së – Faqja zyrtare

Fgjh Zyra e Projekteve

 

Kontakte

: [email protected]

: [email protected]