Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

Panairi i Ushqimit

Më datë 15 mars 2023 u zhvillua Panairi i Ushqimit në ambientet e Qendrës Multifunksionale të Këshillit Studentor. Studentët kishin përgatitur ëmbëlsira si dhe ushqime tradicionale të cilat u shitën dhe të ardhurat e mbledhura iu dhuruan Klubit të vullnetarizmit për të kontribuar në nismat e tyre.
Lexo më shumë
11Dita III Studimore me kandidatët doktorantët

Dita III Studimore me kandidatët doktorantë

Dita e tretë studimore me doktorantët e FGJH-së, vijoi me temën “Analiza e të dhënave shkencore cilësore e sasiore”nën drejtimin e Prof. Dr. Eldina Nasufi. Aktiviteti shkencor, i zhvilluar në Laboratorin Kërkimor “Didaktika e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, FGJH, synon mbështetjen dhe përkrahjen për një formim sa më të mirë shkencor të studiuesve të rinj doktorantë në FGJH.
Lexo më shumë

Programi i Bursave Banach, që u ofrohet studentëve shqiptarë nga NAWA (Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike)

Të dashur studentë, Ambasada Polake në Tiranë ka përcjellë informacion në lidhje me Programin e Bursave Banach, që u ofrohet studentëve shqiptarë nga NAWA (Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike). Programi përbën një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme Polake dhe Agjencisë Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike të zbatuara si pjesë e programit të ndihmës zhvillimore polake. Njoftimi i bursave, rekrutimit si edhe detajet e saj mund të...
Lexo më shumë

Modulet e Trajnimit të ofruara nga FGJH

📌Je 👩‍🏫👨‍🏫mësues dhe do të ndjekësh trajnime me kredite të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit? 📝Regjistrohu në një ose disa nga modulet tona të trajnimit:  
Lexo më shumë
Xhakomino

Dramatizim i novelës / komedisë “Pensaci, Giacomino!”

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Italiane të FGJH të UT, organizoi gjat muajve shkurt – mars 2023 një laborator teatror në gjuhën italiane me studentë të ciklit të parë dhe të dytë. Laboratori i teatrit, i drejtuar nga Jozef Shiroka, aktor dhe regjisor, me asistencën e pedagogëve të Departamentit të Gjuhës Italiane, Prof. Dr. Irena Lama dhe lektores italiane Daniela Silvano, synoi dramatizimin e novelës...
Lexo më shumë
1 149 150 151 152 153 453