Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Frënge
Kryetar : Prof.Dr. Eldina Nasufi
Grupi kërkimor i Didaktikës së gjuhës frënge i Departamentit të Gjuhës Frënge të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës ka për objektiva:
- Strukturimin e kërkimit në didaktikën e gjuhës frënge në kuadër të Departamentit të Gjuhës Frënge të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës;
- Krijimin e një sinergjie midis kërkimit në didaktikën e gjuhës frënge dhe praktikave në terren;
Synime të tjera afatgjata për këtë grup kërkimor lidhen me:
- Përcaktimin e temave prioritare të kërkimit sipas dokumenteve strukturore vendase dhe ndërkombëtare,
- Identifikimin e nevojave në kontekst lokal sipas temave të kërkimit;
- Zhvillimin e partneritete vendore dhe ndërkombëtare me synimin për të ngritur projekte të përbashkëta kërkimore;
- Zhvillimin e aftësive kërkimore të studentëve të masterit dhe doktoraturës;
- Shpërndarjen e kërkimit shkencor në nivel lokal dhe ndërkombëtar;
Projekte kërkimore dhe Akset kryesore kërkimore të këtij ekipi:
“Integrimi digjital në metodologjitë e mësimdhënies/të nxënit dhe sfidat e trajnimit të mësuesve”. Projekt i mbështeur nga AUF.
Çështjet kërkimore:
- TIK për zhvillimin e punës bashkëpunuese
- TIK për zhvillimin e pedagogjisë së projektit
- TIK për zhvillimin e mësimdhënies në distancë
- TIK për zhvillimin e mësimnxënies në distancë
- TIK për zhvillimin e vlerësimit dhe vetëvlerësimit nëlinjë
- TIK për zhvillimin e aftësive gjuhësore të të kuptuarit dhe shprehurit me gojë
- TIK për zhvillimin e aftësive gjuhësore të të kuptuarit dhe shprehurit me shkrim
- TIK për zhvillimin i aftësive ndërkulturore
- TIK për zhvillimin i aftësive ndërdisiplinore
- TIK dhe formimi i vazhdueshëm i mësuesve të gjuhëve të huaja
- Zhvillimi i kulturës digjitale të nxënësit/mësuesit
- TIK dhe klasa e përmbysur
- TIK dhe tutorimi në linjë
- TIK dhe referuesit e kuadrit të përbashkët të referencave të aftësive TIK
“Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur”. Projekt i mbështeur nga FGJH.
Çështjet kërkimore:
- Vlerërësimi i situatës mbi përdorimin e pedagogjisë së klasës së përmbysur në FGJH;
- Nxjerrja në pah e llojeve të mjeteve dogjitale të përdorura gjatë mësimdhënies ne FGJH;
- Vlerësimi i impaktit që ka pedagogjia e klasës së përmbysur në rezultatet e studentëve;
- Ofrimi i aftësive digjitale dhe njohurive për ekipin pedagogjik dhe studentëve në përdorimin e koncepteve të klasës së përmbysur.
“Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet e mësimdhënies/nxënies për një kompetencë të shumëgjuhësisë”, Konferencë ndërkombëtare shkencore.
Akset kërkimore të konferencës:
- Shumëgjuhësia në kontekstin e Ballkanit dhe profili i politikës arsimore gjuhësore
- Politika gjuhësore në nivel parauniversitar
- Shumëgjuhësia në klasë dhe praktika të mësimdhënies/nxënies
- Politika gjuhësore në nivel universitar
- Inovacioni dhe digjitalizimi në mësimdhënien/nxënien e gjuhëve të huaja: praktika aktuale
- Formimi fillestar dhe i vazhduar i mësuesve të Gjuhëve të Haja në standardet e sotme të profesionit të mësuesit
- Cilësia e mësmdhënies së gjuhëve të huaja dhe vlerësimi i saj
Krijimi i një dokumenti udhëzues për mësuesit mbi Volumin plotësues të Kuadrit Evropian të Referencave për Gjuhët e Huaja
Aktivitetet e planifikuara për këto çështje kërkimore:
- Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, 23-24 tetor, 2023
- Zbatimi i projekteve aktuale;
- Ditë Studimore për doktoranët:
Temat në fokus;
- Kërkimi i literaturës shkencore dhe i burimeve të informacionit;
- Përzgjedhja e bibliografisë dhe citimi i saj;
- Analiza e të dhënave cilësore e sasiore;
- Redaktimi i punimit shkencor;
- Krijimi i korpuseve studimore;
- Organizimi i një webinari shkencor
- Organizimi i një trajnimi; “ Si mund të përfitojnë mësuesit tanë “, “ Si mund të bëhemi pjesë e projekteve të CELV, Graz”
- Hartimi i një libërthi