Aktivitet i Ekipit Kërkimor Didaktikë e gjuhës frënge , 9 shkurt, 2023

 Tavolina e Rrumbullakët u organizua në kuadër të projektit “Integrimi i teknologjive në metodologjitë e mësimdhënies dhe nxënies dhe sfida të formimit të mësuesëve” për të diskutuar mbi temën: “Aspekte të integrimit të TIK në klasat e gjuhëve të huaja”. Të pranishëm në këtë projekt ishin anëtarët e dy ekipeve të punës nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (UT), Universiteti i Zagrebit, Shoqata e Mësuesve të Frëngjishtes të Shqipërisë, mbështetur nga Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfaqësues nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar të Shqipërisë (ASCAP) dhe Observatorit të UNICEF-it për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë.