Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Frënge

 

 

Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Frënge
Kryetar : Prof.Dr. Esmeralda Kromidha
Email: [email protected]

Grupi kërkimor i Didaktikës së gjuhës frënge i Departamentit të Gjuhës Frënge të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës ka për objektiva:

  • Strukturimin e kërkimit në didaktikën e gjuhës frënge në kuadër të Departamentit të Gjuhës Frënge të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës;
  • Krijimin e një sinergjie midis kërkimit në didaktikën e gjuhës frënge dhe praktikave në terren;

Synime të tjera afatgjata për këtë grup kërkimor lidhen me:

  • Përcaktimin e temave prioritare të kërkimit sipas dokumenteve strukturore vendase dhe ndërkombëtare,
  • Identifikimin e nevojave në kontekst lokal sipas temave të kërkimit;
  • Zhvillimin e partneritete vendore dhe ndërkombëtare me synimin për të ngritur projekte të përbashkëta kërkimore;
  • Zhvillimin e aftësive kërkimore të studentëve të masterit dhe doktoraturës;
  • Shpërndarjen e kërkimit shkencor në nivel lokal dhe ndërkombëtar;

Projekte kërkimore dhe Akset kryesore kërkimore të këtij ekipi:

“Integrimi digjital në metodologjitë e mësimdhënies/të nxënit dhe sfidat e trajnimit të mësuesve”. Projekt i mbështeur nga AUF.

Çështjet kërkimore:

  • TIK për zhvillimin e punës bashkëpunuese
  • TIK për zhvillimin e pedagogjisë së projektit
  • TIK për zhvillimin e mësimdhënies në distancë
  • TIK për zhvillimin e mësimnxënies në distancë
  • TIK për zhvillimin e vlerësimit dhe vetëvlerësimit nëlinjë
  • TIK për zhvillimin e aftësive gjuhësore të të kuptuarit dhe shprehurit me gojë
  • TIK për zhvillimin e aftësive gjuhësore të të kuptuarit dhe shprehurit me shkrim
  • TIK për zhvillimin i aftësive ndërkulturore
  • TIK për zhvillimin i aftësive ndërdisiplinore
  • TIK dhe formimi i vazhdueshëm i mësuesve të gjuhëve të huaja
  • Zhvillimi i kulturës digjitale të nxënësit/mësuesit
  • TIK dhe klasa e përmbysur
  • TIK dhe tutorimi në linjë
  • TIK dhe referuesit e kuadrit të përbashkët të referencave të aftësive TIK
“Integrimi i mjeteve digjitale  në pedagogjinë e klasës së përmbysur”. Projekt i mbështeur nga FGJH.

Çështjet kërkimore:

  • Vlerërësimi i situatës mbi përdorimin e pedagogjisë së klasës së përmbysur në FGJH;
  • Nxjerrja në pah e llojeve të mjeteve dogjitale të përdorura gjatë mësimdhënies ne FGJH;
  • Vlerësimi i impaktit që ka pedagogjia e klasës së përmbysur në rezultatet e studentëve;
  • Ofrimi i aftësive digjitale dhe njohurive për ekipin pedagogjik dhe studentëve në përdorimin e koncepteve të klasës së përmbysur.
Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet e mësimdhënies/nxënies për një kompetencë të shumëgjuhësisë”, Konferencë ndërkombëtare shkencore.

Akset kërkimore të konferencës:

  • Shumëgjuhësia në kontekstin e Ballkanit dhe profili i politikës arsimore gjuhësore
  • Politika gjuhësore në nivel parauniversitar
  • Shumëgjuhësia në klasë dhe praktika të mësimdhënies/nxënies
  • Politika gjuhësore në nivel universitar
  • Inovacioni dhe digjitalizimi në mësimdhënien/nxënien e gjuhëve të huaja: praktika aktuale
  • Formimi fillestar dhe i vazhduar i mësuesve të Gjuhëve të Haja në standardet e sotme të profesionit të mësuesit
  • Cilësia e mësmdhënies së gjuhëve të huaja dhe vlerësimi i saj

Krijimi i një dokumenti udhëzues për mësuesit mbi Volumin plotësues të Kuadrit Evropian të Referencave për Gjuhët e Huaja

Aktivitetet e planifikuara për këto çështje kërkimore:

  • Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, 23-24 tetor, 2023
  • Zbatimi i projekteve aktuale;
  • Ditë Studimore për doktoranët:

Temat në fokus;

  • Kërkimi i literaturës shkencore dhe i burimeve të informacionit;
  • Përzgjedhja e bibliografisë dhe citimi i saj;
  • Analiza e të dhënave cilësore e sasiore;
  • Redaktimi i punimit shkencor;
  • Krijimi i korpuseve studimore;
  • Organizimi i një webinari shkencor
  • Organizimi i një trajnimi; “ Si mund të përfitojnë mësuesit tanë “, “ Si mund të bëhemi pjesë e projekteve të CELV, Graz”
  • Hartimi i një libërthi

 

AKTIVITETE